Kryesore » 2012 » Mars » 2 » Bruksel: Serbia merr statusin e kandidatit për në BE
1:21 PM
Bruksel: Serbia merr statusin e kandidatit për në BE
Bashkimi Europian i ka dhënë Serbisë statusin e kandidatit për pranimin në union. Mbrëmë vonë, në samitin e liderëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Bruksel, është arritur pajtueshmëria që Serbisë t’i jepet statusi i vendit kandidat. Megjithatë, anëtarësimi në BE mund të zgjasë vite të tëra.Vendimin e bëri të ditur presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy, i cili theksoi se ky është edhe rezultat i dialogut Beograd – Prishtinë."Ne sonte u pajtuam për t’i dhënë Serbisë statusin e vendit kandidat për BE. Kjo është një arritje e mrekullueshme dhe është rezultat i përpjekjeve të demonstruara nga të dy palët në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës"- deklaroi Van Rompuy."Shpresoj se kjo do ta inkurajojë Serbinë për ndërmarrjen e përpjekjeve të mëtejshme me synim që t’i plotësojë kriteret politike dhe ekonomike për anëtarësim në BE. Po ashtu, shpresoj se Beogradi do të vazhdojë ta mbështesë bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore në Ballkanin Perëndimor”, vijoi më tej presidenti i BE-së.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus