Për katër muajt e parë të këtij viti, 84 policë janë duke u hetuar nga Inspektorati i Policisë së Kosovës. Ata dyshohen për vepra të ndryshme si keqtrajtim të qytetarëve, vjedhje, krim të organizuar, falsifikim apo dhunë në familje. Në një rast, ky mekanizëm i brendshëm i policisë ka arrestuar një polic si të dyshuar për trafikim me njerëz dhe prostitucion. Një polic i Kosovës në Ferizaj është arrestuar si i dyshuar për trafikim me njerëz dhe mundësi prostitucioni.Ky arrestim u mundësua nga Departamenti i Hetimeve të Inspektoratit të Policisë, në bashkëpunim me Policinë dhe me autorizim të prokurorit. Arrestimi u bë ndërmjet periudhës janar-prill të këtij viti, raporton Express.
Për këta katër muaj, Departamenti i Hetimeve në Inspektorat ka suspenduar po ashtu edhe shtatë zyrtarë policorë.
Në një raport të Inspektoratit për katër muajt e parë të vitit, mësohet se Departamenti ka pranuar 84 raste për hetim nën dyshimin se zyrtarët policorë kanë kryer vepra penale.
Drejtori i Departamentit të Hetimeve në Inspektorat, Jetullah Aliu tregon se nga 84 rastet e pranuara, për 27 raste, pas hetimit janë ngritur kallëzime penale në prokuroritë kompetente.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus