Menjëherë pasi Anders Behring Breivik vrau 77 njerëz në Oslo dhe në ishullin Utoya, mediat kanë cituar manifestin e tij, në të cilin ndër të tjera ka shkruar se është takuar me një serb më 2002, në Monrovia të Liberisë. Hetimet janë duke vazhduar për të ta ditur identitetin e ekstremistit serb. Sipas disa burimeve, ai mund të jetë Milorad Ulemek Legija, ish komandat i njësitit famëkeq paramilitar serb, të njohur si Beretat e Kuqe. Se Legija mund të jetë serbi "i Monrovias”, këtë informatë e ka dhënë televizioni NRK1, e pastaj edhe ditorja "Dagbladet". Në seancën e dëgjimeve, Breivik ka konfirmuar se në kryeqytetin liberian është takuar me "heroin serb të luftërave, i cili ka vrarë shumë myslimanë”, por nuk ka dhënë detaje tjera, pos që ka shtuar se "mentori i tij ishte hero lufte”. Siç thotë NRK1, ai mund të jetë Ulemek.Breivik, siç duket, këtë luftëtarë anti-mysliman ka dashur ta rekrutoj për luftën e tij kundër të gjithë myslimanëve të Evropës
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus