Kryesore » 2011 » Tetor » 30 » Bregu i Fildishtë zyrtarisht njeh Kosovën
1:52 PM
Bregu i Fildishtë zyrtarisht njeh Kosovën
Institucionet e Republikës së Bregut të Fildishtë kanë lëshuar mbrëmë Notën Verbale të njohjes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke e bërë kështu formale njohjen e 84 për shtetin e pavarur të Kosovës.
"Vendimi për Njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran i është konfirmuar zv.Kryeministrit të parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, me 20 shtator në New York, gjatë një takimi me Presidentin e Bregut të Fildishtë, shkëlqesinë e tij, z. Alassane Ouattara”, thuhet në një njoftim të zyrës së Pacollit.Sipas këtij njoftimi, zv/kryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, në kuadër të angazhimeve institucionale për shtimin e numrit të njohjeve për shtetin pavarur të Kosovës, ka vizituar 3 herë Bregun e Fildishtë, ku pati takuar përfaqësuesit më të lartë shtetërorë, Presidentin e këtij vendi, Alassane Ouattara."Koha e procedimit të Notës Verbale nga Bregu i Fildishtë, kishte nxitur reagimin e skeptikëve në Kosovë edhe pse kjo formë e njohjes nuk është praktikë diplomatike e Bregut të Fildishtë. Institucionet dhe Populli i Bregut të Fildishtë e kanë konsideruar njohjen e Kosovës si vendim zyrtarë, prej momentit kur Presidenti i tyre kishte deklaruar një vendim të tillë. Nota Verbale e njohjes së Republikës së Kosovës nga Republika e Bregut të Fildishtë erdhi pas kontakteve të fundit që zv.Kryeministri, z. Pacolli kishte me përfaqësuesit e këtij vendi, duke krijuar kështu të gjitha mundësitë për vendosjen sa më të shpejtë të marrëdhënieve të mira ekonomike e diplomatike me Republikën e Bregut të Fildishtë”, thuhet më tej në njoftim.Bregu i Fildishtë është shteti i 84 që e ka njohur Republikën e Kosovës. Tërësia territoriale e tij është 322,460 km² dhe ka një popullsi prej rreth 20 milionë banorë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus