Kryesore » 2013 » Janar » 9 » Boshnjakët duan komuna
4:29 PM
Boshnjakët duan komuna
Boshnjakët dhe goranët nuk janë plotësisht të kënaqur me pozitën që kanë në Kosovë, ndërsa kërkesa kryesore është themelimi i komunave në të cilat këto komunitete përbëjnë shumicën e popullsisë, vlerëson për Telegrafin, ish-ministri i Shëndetësisë, Sadik Idriz.Ky i fundit e udhëheq Partinë Demokratike Vatan, ndërsa nuk pranon se është shërbëtor i dëgjueshëm i Qeverisë, siç e etiketon ish-ministri tjetër i shëndetësisë, Numan Baliq, kryetar i SDA-së boshnjake.Idriz ka deklaruar se Kosova duhet të garantojë liri të qytetarëve të saj, barazi të plotë para ligjit dhe barazi në vendimmarrje dhe qasje në burime."Kosova ka ligjet të mira për minoritetet, por ato nuk respektohen plotësisht. Edhe pse boshnjakët dhe goranët, pas shqiptarëve, janë komuniteti më i madh në Kosovë, ende nuk kanë komunat me shumicë boshnjake”, ka thënë Idriz. 

Ai është ankuar se institucionet qendrore bëjnë shumë premtime, por mungon sinqeriteti për realizimin e tyre.

"Nuk jemi plotësisht të kënaqur me përkrahje nga institucione qendrore. Problemet serbe janë prioritet për këtë qeveri dhe boshnjakët dhe goranët gjithmonë janë duke pritur”, ka thënë Idriz.

Duke folur për mungesën e njohjes nga Bosnja, Idriz ka thënë se Kosovën e kanë njohur boshnjakët e Bosnjës.

"Mirëpo, Bosnja si shtet nuk ka bërë këtë, sepse njohja varet nga Republika Serbe. Ky është një realitet në të cilin gjendet Bosnja e Dejtonit”, ka thënë Idriz
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus