Anëtarët e bordit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART) kanë marrë mijëra euro mëditje. Falë dy vendimeve që ky bord i ka nxjerrë në vitin 2009, që përcaktojnë shumat që zyrtarët e ART-së duhet t’i marrin për punën që bëjnë, buxhetit të vendit vitin e kaluar i janë "tretur” tridhjetë mijë euro, të cilat janë derdhur në xhirollogaritë e zyrtarëve të caktuar.Madje, anëtarët e bordit Ekrem Hoxha, Besnik Berisha, Lulzim Kurtaj, Njazi Ademaj dhe Naser Shala, nuk janë kënaqur me vendimin e tyre me numër 158/09, një kopje të së cilit e ka siguruar "Zëri”, e sipas të cilit, çdo anëtar i bordit merr nga njëqind e pesëdhjetë euro pas secilës mbledhje të bordit. Ata me një vendim tjetër që kanë nxjerrë (vendimi numër 141/09) për Komisionin për Autorizim/Licencim dhe Monitorim i ART-së, e kanë futur edhe veten e tyre si hisedarë.
Kryesuesi i bordit, Ekrem Hoxha, për pjesëmarrje në mbledhje të këtij komisioni sipas dokumenteve që ka siguruar gazeta, ka marrë mëditje mbi pesë mijë euro, Lulzim Kurtaj mbi gjashtë mijë euro, Besnik Berisha dhe Njazi Ademaj mbi katërmijë euro, ndërsa Naser Shala nuk ka marrë ngase gjatë vitit 2011 nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e bordit.
Përfitimet nga pjesëmarrjet në mbledhje nuk përfundojnë me kaq…
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus