Kryesore » 2012 » Shkurt » 14 » Bora, gruaja shtatzënë humb foshnjën, një tjetër në gjendje të rendë
10:41 AM
Bora, gruaja shtatzënë humb foshnjën, një tjetër në gjendje të rendë
Pjesa më e madhe e Shqipërisë vijon të jetë nën borë, por në veri trashësia e borës vijon të sjellë probleme ne qarkullim dhe si pasoje emergjenca te shumta si nevojat per mjek dhe mami. Prej 14 ditësh, banorë të Pukës, Dibrës, Kukësit, zona të Shkodrës, Hasit e Tropojës janë ngujuar nga bora. Bora ka shkaktuar avari në rrjetin e energjisë elektrike, ndërsa uji i pijshëm mungon prej disa ditësh për shkak të ngrirjes së tubacioneve nga temperaturat e ulëta, kurse shkollat jane mbyllur deri ne nje urdher te trete. 
Në Pukë trashësia e borës është shënuar mbi 2 metër, në Kukës temepratura më e ulët është regjistruar -8 gradë celsius ndërsa dëbora në qytet regjistron 1.5 m.
Dukagjini dhe Vermoshi prej ditësh nuk komunikojnë me zonat e tjera ndërsa në Malësinë e Madhe, reshjet e borës kanë arritur 3 metër. Përveç akseve rrugore që lidhin komunat e këtyre rretheve me qendrat urbane, janë të bllokuara akset nacionale, Kukës-Peshkopi, Kukës-Tropojë, Librazhd-Dibër e disa segmente të tjera. Bora ka shkaktuar probleme dhe në jug e juglindje të vendit ku komuna Frashër është bllokuar, Dardha prej 5 ditësh vijon të qëndrojë e izoluar, kurse fshatrat Novoselë, Lekas e Clirimi, Velcan, Proptisht e Trebinjë.Dy dite me pare qeveria shpalli emergjencen e fatkeqesise natyrore, kurse gjate dites se djeshme kryeministri u beri thirrje banoreve te pastrojne catite e shtepive pasi rreziku eshte evident.Sot ne Bulqize raportohet se 6 banesave u jane demtuar catite, por fatmiresisht nuk ka patur te plagosur.
URGJENCAT ME GRATE SHTATZENA
Përkeqësimi i motit dhe bllokimi i rrugëve nga dëbora e madhe ka pasuar me shtimin e rasteve të urgjencave mjekësore, kryesisht të grave shtatzëna.
Vetëm gjatë ditës së djeshme janë shënuar 5 raste të tilla. Burime zyrtare nga Prefektura e Dibrës, bëjnë me dije se për shkak të ftohtit të madh një 22-vjeçare ka humbur fëmijën e saj, ndërsa është transportuar për në spital, pasi rrezikonte të humbte jetën nga hemorragjia.
Rasti i dytë është shënuar po në rrethin e Dibrës, kurse tri rastet e tjera në Qarkun e Kukësit. Nisur nga situata e krijuar, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili urdhëroi marrjen e informacionit për moshën, gjendjen dhe lokalizimin e grave shtatëzëna. Ai kërkoi marrjen e masave urgjente për disponibilitetin e personelit, mjek, mami dhe transportin sa më të shpejtë të grave shtatëzëna (7 muaj e sipër) në spitalin e rrethit më të afërt për t’i mbajtur nën kujdes dhe monitorim të vazhdueshëm.

Dibër, mbetet e bllokuara një grua shtatzënë në Kalanë e Dodës
Një 24-vjeçare shtatzënë ne gjendje te rende shendetesore ka mbetur e bllokuar në Kalanë e Dodës që prej mbrëmjes së djeshme. Gruaja u transportua me barrelë nga Shullani në Kalanë e Dodës, por për shkak të përkeqësimit të motit nuk mundi të vazhdonte rrugën për në spital. Mësohet se 24-vjeçarja, në muajin e 6-të të shtatzënisë, është strehuar në një familje në fshatin Ujmir, ku trashësia e dëborës arrin deri në 2.5 metra. Një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë ka tentuar disa herë të ulet në fshatin Ujmir, për të bërë të mundur dërgimin e 22-vjeçares në spital, por ka qenë e pamundur.TVNews24 meson se gjendja e saj dhee femijes eshte serioze.
Ndërkohë edhe në zona të tjera janë konstatuar emergjenca të tjera shëndetësore. Aktualisht raportohet për një të sëmurë rëndë në Qelëz të Pukës dhe një në Fierzë.

Shtatzena humb femijen
Tre ditë më parë, një 22-vjeçare (shtatzënë 4 muajshe) nga zona e Sllovës në Dibër, humbi fëmijën e saj të parë. Për shkak të bllokimit të rrugëve, gruaja ka bërë abort të pavullnetshëm në shtëpi. Me gjithë kujdesin e familjarëve, gjendja shëndetësore e të resë është përkeqësuar. Ndërsa, gruaja rrezikonte jetën nga hemorragjia, familjarët e saj kanë dhënë alarmin. Rreth 70 burra të fshatit Kall e kanë transportuar 22-vjeçaren me barelë, duke çarë për më shumë se 5 orë dëborën që arrin mbi 2 metra. Ajo është dërguar në Spitalin Rajonal të Peshkopisë, ku po merr ndihmën mjekësore. Po dje, një 24-vjeçare shtatzënë mbeti e bllokuar për orë të tëra në rrugë. Burime nga Prefektura e Dibrës bënë me dije se rreth orës 17:27, banorë të zonës së Kalasë së Dodës kanë transportuar një grua shtatzënë 6 muajshe për në spital. Dëbora e madhe si dhe gjendja e rënduar e 24-vjeçares ka bllokuar banorët në mes të rrugës. Mësohet se ata dhe shtatzëna
për shkak të pamundësisë për të shkuar në destinacion, janë detyruar të ndalin në fshatin më të afërm.

Dy gra shtatzëna kanë rrezikuar të vdesin rrugës në rrethin e Kukësit. 38-vjeçarja Pranvera Dokuzi, shtatzënë 7 muajshe, dje u transportua me barelë nga fshati Lusën deri në vendin e quajtur Qafa e Kolosjanit. Pas 6 orësh udhëtim në borë, gruaja është transportuar me një makinë ushtrie për në Spitalin Rajonal të Kukësit. Ndërsa, një grua shtatzënë në prag të lindjes në fshatin Pistë të Komunës Malzi në Kukës është në gjendje të rënduar shëndetësore. Të afërm të Valentina Tahirajt kanë kërkuar ndihmën e vendorëve, duke u shprehur se nuk mund ta transportojnë dot në spital, pasi bora arrin mbi dy metra. Mbrëmë, një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë transportoi një 33-vjeçare shtatzënë nga Lekbibaj i Tropojës në Maternitetin e Ri në Tiranë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus