Kosova po ballafaqohet me temperatura të ulëta. Si rrjedhojë e reshjeve të mëdha, Peja dhe Juniku kanë shpallë gjendje të jashtëzakonshme. Po ashtu edhe Kaçaniku përballet me gjendje afërsisht të njëjtë.Reshje të mëdha të borës janë shënuar edhe në Brezovicë, ku në kompleksin turistik janë bllokuar 400 persona, prej tyre edhe nxënës të shkollës fillore "Hasan Prishtina”, të cilët po qëndronin atje në ekskursion.Organet komunale dhe ato të mirëmbajtjes së rrugëve, kanë kumtuar se po punohet që rruga të lirohet në mënyrë që turistët nga kjo zonë të kthehen në shtëpitë e tyre.Institutit Meteorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se temperaturat do të shënojnë rënie gjatë javës. Nga mesi i javës, ky Institut parasheh temperatura, që do të arrijnë nga minus 18 deri në minus 22 gradë celsius. "Gjatë gjithë këtyre ditëve të fundjavës deri të mërkurën nuk do të jetë moti stabil, do të ketë reshje, do të ketë ulje të temperaturave dhe nata e mërkurë do të jetë e ftohë, temperaturat do të zbresin nga minus 18 deri në minus 22 gradë celsius në vendet kodrinore-malore. Kurse nga e enjtja do të ketë ndërprerje të reshjeve”, ka thënë drejtori i Institutit Hidrometeorologjik, Sylë Tahirsylaj.Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta kanë ndikuar edhe në ndërprerjen e mësimit nëpër disa shkolla fillore dhe të mesme.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus