Kryesore » 2011 » Shtator » 15 » Bllokohet ura mbi lumin Ibër
12:24 PM
Bllokohet ura mbi lumin Ibër
Serbët lokalë kanë bllokuar urën e Lumit Ibër, duke zbrazur së paku katër maune zhavorr mbi të. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
 "Ajo çfarë e karakterizon natën e mbrëmshme në Mitrovicë është zbrazja e së paku katër maunave zhavorr mbi urën e Lumit Ibër në Mitrovicë dhe dëmtimi i një kamere të sigurisë në veri të Mitrovicës".
 "Policia e Kosovës, ajo e EULEX-it dhe KFOR-i do të koordinohen për veprimet e mëtejshme. E rëndësishme është se nuk ka persona fizikë të tubuar në afërsi të urës kryesore mbi Lumin Ibër, ndërsa pengesa fizike është prezente. Policia e Kosovës ka rritur masat e sigurisë në zonat e banuara me popullatë të përzier në veri", tha Hoti.
Në veri janë rishfaqur tensionet pas paralajmërimeve të Qeverisë se Kosovës se nga e premtja do të hapen vendkalimet kufitare 1 dhe 31
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus