Bllaca nuk ndihet i sigurt, kërkon më shumë policë
Paralajmërimi se po përfundojnë hetimet për rastet që i ka denoncuar vetë, ka bërë që Nazim Bllaca, i prezantuar si ish-pjesëtar i SHIK-ut, të kërkojë më shumë policë për ta ruajtur atë dhe familjen e tij në Ribar të madh të Lipjanit.Tetë policë, që përkujdesen vazhdimisht për të dhe familjen e tij, Bllaca thotë se nuk i mjaftojnë në rast se ngrihet aktakuzë për të gjithë ata njerëz që ai i ka paraqitur në një denoncim publik në nëntor të vitit 2009, shkruan Zëri.Në këtë kohë, Bllaca ka publikuar një CD ku tregon për krimet e kryera nën urdhrat e Shërbimit Informativ të Kosovës, ndërsa ka pohuar se vetë ka marrë pjesë në gjashtëmbëdhjetë veprimtari kriminale duke përfshirë vrasjet, plagosjet, shantazhet e rrahjet brutale.Lidhur me kërkesën e tij, ai ka marrë përgjigje nga prokurori i rastit, Maurizo Salustro i cili e ka njoftuar të vetëquajturin kriminel, se varësisht nga rrjedha e hetimit do të vendoset edhe për praninë më të madhe apo jo të policëve në shtëpinë e tij, ku Bllaca jeton me gruan dhe fëmijët.Të mërkurën, ndërkaq një helikopter është ndalur afër shtëpisë së tij, çka ka shtyrë Bllacën të mendojë se hetimi ndaj tij është në përfundim."Një helikopter është ndalur këtu, por mua nuk më kanë njoftuar se do të shtohen masat. Hetuesi i rastit më ka njoftuar para disa ditësh se hetimet do të përfundojnë më 22 korrik ngase Gjykata Supreme nuk i ka dhënë më shumë afat Prokurorisë për të zhvilluar hetime për këtë rast”, ka njoftuar Bllaca.Por, zyrtarë ndërkombëtarë të sigurisë në vend me kusht anonimiteti, kanë njoftuar se që nga koha kur Bllaca ka denoncuar rastin në polici, disa herë është bërë shikimi nga lartësia përreth shtëpisë së tij në mënyrë që ambienti ku gjendet ai, të jetë i sigurt. E zyrtarë të Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX pa dhënë specifika të sigurisë për rastin Bllaca kanë saktësuar se EULEX në vazhdimësi është përkujdesur për siguri në rastin Bllaca dhe se siguria për të është duke vazhduar.Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi nuk ka komentuar nëse do të përfundojnë hetimet më 22 korrik ashtu siç është njoftuar Bllaca, por ka shtuar se publiku do të informohet me kohë në qoftë se bëhet ngritje e aktakuzave tjera në rastin Bllaca.Ndryshe, hetimet në rastin Bllaca kanë filluar në nëntor të vitit 2009, disa ditë para se Bllaca publikisht të tregojë atë çfarë ai pretendon se ka ndodhur në Kosovën e pasluftës. Më 22 korrik, Prokuroria Speciale mbush 18 muaj me hetimet në këtë rastProkuroria sipas Kodit të Procedurës Penale, ka të drejtë të përfundojë pas 18 muajsh hetimet mirëpo të kërkojë edhe një afat të fundit për vazhdim hetimesh edhe për gjashtë muaj të tjerë
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus