Nazim Bllaca i ka nisur sot një letër kryeministrit Hashim Thaçi.Njeriu, i cili pretendon se është ish-agjent i SHIK-ut, përmes kësaj letre kërkon t’i njihen privilegjet si invalid i luftës.Më poshtë gjeni letrën e plotë të Nazim Bllacës. Letër e hapur për Kryeministrin e Kosovës, z. Hashim Thaçi Z. Kryeministër i Kosovës Hashim Thaçi, ndonëse jam i shkolluar për mësimdhënës, fati nuk deshi që të jem shumë i mirë në këtë punë, ani pse atëherë kur shumëkush nuk guxonte të jepte mësim, unë për punën time isha shpallur arsimtar i vitit.
Z. Kryeministër, e dijë që nuk dijë të thurrë një letër të mirë, siç e meritoni ju, pasi që nuk pata kohë ta mësoj këtë gjë, se eprorët e mijë, njëherazi edhe shokët e tu të luftës e tash bashkë-partiakët tu, më mësuan që të vras, por ti të paktën të lutem gjeje pak kohë që ta lexosh këtë që do të them.
Z. Kryeministër, duke parë rrethanat në të cilat gjendëm unë, Nazim Bllaca, ish-agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), sektori i vrasjeve, dhe autor i një vrasjeje, që qe tash e tri vite i izoluar pasi denoncova krimin time e të shokëve të mijë të skuadrës së lartë cekur, vendos të ju drejtohem juve me anë të kësaj letre që të kërkoj një të drejt timen.
Z. Kryeministër, si ushtar i UÇK-së jam plagosur në dy pjesë të trupit dhe për këtë kamë dëshmi të lëshuara nga Spitali Ushtarak në fshatin Krojmir (të cilën e keni të bashkangjitur me letrën) dhe për këtë po ju kërkoj që të ma mundësoni mua, Naizm Bllacës, që nëpërmjet Zyrës së Invalidëve të Luftës, në kuadër të zyrës së Kryeministrit, të më pranoni statusin e invalidit të luftës.
Z. Kryeministër, nuk jam plagosur pas lufte në ndonjë atentat kundër zyrtarëve të larët të LDK-se, zanati të cilin ma mësuan eprorët e mijë, e mbeta pa u mësuar që të shkruaj mirë së paku një letër, prandaj dhe vendosa që të ju drejtohem me këtë kërkesë.
Z. kryeministër, dikush mund ta mohoj që unë kamë qenë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) por plagët i kam dëshmitar kundër tyre, sikurse që dëshmi që isha pjesë e skuadrës së vrasjeve të SHIK-ut, agjencisë që e krijuat me nënshkrimin tua,j që është tash i ndjeri Ibush Kllokoqi.
Për fund, z. Kryeministër dhe kryetar i partisë për të cilën deri në vitin 2007 isha në gjendje ti vidhja edhe kutitë e votave, pasi që kundërshtarët e saj veç i kisha ndjekur për ti vrarë, nuk po pres që të më përgjigjeni në letër, por shpresoj që kërkesa ime do të shqyrtohet dhe do të kem një përgjigje pozitive.
Dëshmitë janë, shokët e mi të luftës të, plagosur si unë e gëzojnë këtë të drejt, dhe besoj që kur ta shqyrtoni kërkesën time do ta bënë këtë vetëm mbi bazën e faktetve, pa paragjykime.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus