Kryesore » 2012 » Maj » 21 » Bie autobusi me studentë në Himarë, policia: 11 të vdekur
6:28 PM
Bie autobusi me studentë në Himarë, policia: 11 të vdekur
18:12 - Kanë mbërritur në Spitalin Ushtarak në Tiranë studentët e plagosur ku janë të pranishëm përveç mjekëve edhe minsitri i Shyëndetësisë Vasili dhe Kryeparlamentarja Topalli.Ndërkohë është në udhëtim e sipër edhe helikopteri i dytë me të plagosur.
18:05 - Pedagogia e universitetit Aleksandër Xhuvani Elvira Lumi e cila është në kontakt të vazhdueshëm me studentët dhe pedagogët shprehet se situata është e rëndë. "Ka pasur 11 viktima, por pritet nga momenti në moment ndihma e shpejtë. Studentët janë të shokuar, një pjesë ende nuk po nxirren, se autobusi ka pasur dëmtime të rënda. Kemi folur me nja dy studentet ato janë një gjendje shoku.Kanë qenë 50 studentë të autobusit të dytë dhe janë të gjithë studentë të vitit të tretë gjuhë letërsi dhe kanë rënë në 80 metra lartësi", konfirmoi Lumi.
16:35- Një ngjarje e rëndë është shënuar vetëm pak minuta në Himarë. Një autobus me 50 nxënës , të cilit shkonin në jugun e Shqipërisë për ekskursion me shkollën e tyre, është rrëzuar në Qafën e Vishnjës në aksin rrugor Sarandë-Himarë.

Të gjitha strukturat vendore dhe ato të policisë janë drejtuar drejt vendit të ngjarjes, ndërsa dyshohet se ka të vdekur mes tyre.

Për momentin nuk kemi të dhëna të tjera por sapo të na vijnë do t'ju mmbajmë të informuar.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus