Gjirokastër Fshati Lazarat në Gjirokastër është fshati më i njohur në vend për kultivimin e lëndëve narkotike.Vite më parë, policia nuk shkelte dot në këtë fshat, ku droga mbillej njësoj si të gjitha bimët e tjera nëpër kopshte, por sot situata ka ndryshuar disi, por sasitë e mëdha të drogës që dalin nga ky fshat, tregojnë për kultivimin e madh të kanabisit. Së fundi, policia po zhvillim bashkëpunime edhe me prefekturën dhe institucione të tjera, duke ngritur 6 grupe pune, të cilat do të vëzhgojnë situatën. Në përbërje të tyre janë punonjës së policisë, të administratës se komunës, kryepleqtë, administratës shtetërore etj. "Këto grupe pune të ndara në 6 lagje e që kanë filluar nga puna ditën e sotme, do të komunikojnë nga afër me gjithë banorët e fshatit duke u parashtruar të gjitha masat parandaluese, pasojat ligjore që vijnë nga kultivimi, etj", tha zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai, duke shtuar se grupet e punës pas datës 15 maj do të nisin kontrollin në çdo oborr dhe kopsht të Lazaratit.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus