Përveç nga LDK-ja, Lidhja Demokratike e Dardanisë, e udhëhequr nga Nexhat Daci, është "sulmuar” edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Pjesë e kësaj të fundit nga sot pritet të bëhet edhe nënkryetarja e LDD-së, Besa Gaxherri. KosovaOnline ka marrë vesh nga burimet e veta brenda AAK-së se një prej aderimeve në këtë parti do të jetë edhe ‘krahu i djathtë’ i Nexhat Daci, Besa Gaxherri, e cila largohet nga LDD-ja me akuza ndaj Dacit për shkatërrimin e partisë.Gaxherri ishte njëra prej deputetëve më të zëshme në Kuvendin e Kosovës gjatë dy mandateve të kaluara dhe ishte njëprejkundërshtarëve më të fortë për privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës, ku punonte paralelisht me postin e deputetes. Në AAK-në e Haradinajt, Gaxherri do ta gjejë edhe bashkëpartiaken e dikurshme nga LDK-ja, Melihate Tërmkollin, e cila kishte aderuar në AAK pas pakënaqësive që kishte shprehur me mënyrën e udhëheqjes së LDK-së, pas mbetjes së kësaj të fundit në opozitë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus