Kryesore » 2012 » Qershor » 11 » Beqiri: Rugova nuk e bekoi SHIK-un
0:22 AM
Beqiri: Rugova nuk e bekoi SHIK-un
Ismet Beqiri e vlerëson absurd pretendimin e deputetit të Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, se ngurrimi i LDK-së për të bërë hetim parlamentar për SHIK-un ndërlidhet me faktin se Sigurimi i Atdheut duket se ka qenë një "filialë e SHIK-ut”.Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së në një intervistë për "Tribuna Shqiptare” i ka mohuar edhe pretendimet se SHIK-u u krijua edhe me bekimin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, në kuadër të marrëveshjeve për krijimin e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës.
Ndërkohë, Beqiri ka ritheksuar se Qeveria duhet t’i braktisë bisedimet me Serbinë, për shkak se nuk ka pasur kurrfarë përfitimesh prej tyre.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus