Kryesore » 2012 » Maj » 25 » Beqiri: Jo hetim parlamentar për “krimet” ndaj LDK-së
0:12 AM
Beqiri: Jo hetim parlamentar për “krimet” ndaj LDK-së
Vlerësimi i deputetit të LDK-së, Eqrem Kryeziu për hapjen e një hetimi parlamentar për ‘krimet ndaj veprimtarëve të LDK-së’, nuk është mbështetur nga shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Ismet Beqiri.
"Nuk ka nevojë për hetim parlamentar, këtë duhet ta bëjnë organet e drejtësisë. Kryeziu nuk ka shprehur qëndrimin e LDK-së, por ka dhënë mendimin e vet, si personalitet i çmuar në parti”, ka thënë Beqiri .Ai ka vlerësuar se fakti që deri tash nuk ka pasur hetime, tregon se ka pasur njëfarë ndikimi politik mbi gjyqësinë e vendit. Por, thotë se EULEX-i duhet ta thotë fjalën e vet, sepse nuk mund të ndikohet nga presioni politik.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus