Kryesore » 2011»Tetor»8 » Beogradi financon hapjen e rrugëve alternative
10:54 PM
Beogradi financon hapjen e rrugëve alternative
everia e Beogradit nuk po rri duarkryq. Derisa grupet kriminale serbe vendosin barrikada rrugët ekzistuese në veri dhe KFOR-i i ka mbyllur dy pikat kufitare për qarkullimin e krimit të organizuar dhe të kontrabandës, qeveria e Beogradit, po ndan fonde për hapjen e rrugëve ilegale alternative në veri të Kosovës, ka transmetuar portali Tema Online. Burime të informuara mirë të këtij mediumi në Beograd dhe në veri të Kosovës njoftojnë se kanë informacione të besueshme se qeveria e Serbisë, përkatësisht e ashtuquajtura Ministri Serbe për Kosovën është duke e financuar hapjen, ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve ilegale në veri.Vendimi për financimin dhe ndërtimin e këtyre rrugëve është marrë në një takim në Beograd, javë më parë, dhe për këtë drejtpërdrejt ka qenë i njoftuar edhe presidenti serb, Boris Tadic. Por, burimi nuk ka mundur të saktësojë koston e këtij financimi.Sipas këtij burimi, ndërtimi i rrugëve alternative në veri të Kosovës bëhet me qëllimin final që pjesa e veriut të Kosovës të ketë mundësi të komunikimit në cilindo variant me Serbinë dhe që në fund ajo të ndahet dhe të bashkëngjitet me Serbinë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus