Në platformën që autoritetet e Beogradit po e përgatisin për Kosovën do të ofrohet një "zgjidhje kompromisi” për përfaqësimin rajonal. Beogradi insiston që në të gjitha dokumentet Kosova të përmendet me tërë fusnotën. Siç mëson gazeta "Novosti”, Serbia është e gatshme që të mos braktisë takimet nëse në tabelën para përfaqësuesit të Kosovës nuk shkruhet edhe tërë teksti i fusnotës – "pa prejudikimin e vendimit për statusit, në bazë të rezolutës 1244 dhe opinionit të GJND”, transmeton qik-u. Por, sipas gazetës, Beogradi edhe më tutje do të insistojë që përfaqësuesit serbë në hapje të takimeve të lexojnë tërë tekstin e fusnotës, si dhe që në të gjitha dikumentet Kosova të përmendet me asteriksin (yllin) e detyruar.Së shpejti pritet që në parlamentin e Serbisë të shqyrtohet platforma për vazhdimin e negociatave për Kosovën, pohon gazeta.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus