Kryesore » 2012 » Qershor » 6 » Beograd, Nuhiu deklarohet i pafajshëm
11:53 PM
Beograd, Nuhiu deklarohet i pafajshëm
Dëshmitarët e mbrojtjes së pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UCK), Shemsi Nuhiu kanë dëshmuar sot para Gjykatës së Lartë në Beograd. 
Sipas dëshmitarëve, i pandehuri Nuhiu ka qëndruar në Kumanovë dhe nuk ka qenë fare në Gjilan, në kohën për të cilën është akuzuar. Në përpjekje për të kriminalizuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prokuroria në Serbi e ngarkon Nuhiun dhe 16 pjesëtarë të UÇK-së për vrasje në periudhën nga fillimi i qershorit deri në fund të dhjetorit të vitit 1999. Dëshmitari Shaban Hajdari tha para gjykatës në Beograd se me Nuhiun ka punuar në ndërtimtari në Kumanovë. Ndërsa daja i Nuhiut, Enver Gjinali ka precizuar se Nuhiu në mars të vitit 1999 me familjen e tij ka ardhur në Kumanovë dhe ka qëndruar deri në dhjetor të vitit të njëjtë, pastaj janë kthyer në Kosovë. Dëshmitari tha se Nuhiu është kujdesur për vëllain e sëmurë dhe vazhdimisht ishte "i lidhur” me të. Shemsi Nuhiu është arrestuar në Zvicër, ndërsa organeve të drejtësisë në Serbi iu është dorëzuar në mars. Ai para Kolegjit të Gjykatës së Lartë për krime të luftës ka mohuar fajësinë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus