Kryesore » 2012»Dhjetor»7 » Belgjika apel Shqipërisë: “STOP” abuzimeve me azilkërkimin
9:59 PM
Belgjika apel Shqipërisë: “STOP” abuzimeve me azilkërkimin
Qëndrimi i përbashkët i të dy vendeve dhe institucioneve të tyre, për të ndalur plotësisht azilkërkimin u ritheksua edhe në takimin që Ministri i Brendshëm Flamur Noka, zhvilloi në Bruksel me Sekretaren e Shtetit për Azilin dhe Migracionin të Mbretërisë së Belgjikës, Magi De Blok. Sekretarja De Blok, vlerësoi se nënshkrimi i Protokollit të Ripranimit mes dy institucioneve ka patur një efekt shumë pozitiv në uljen e ndjeshme të numrit të shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar azil në dy muajt e fundit. Në këtë vijë De Blok, i shprehu përgëzimet më të sinqerta ministrit të Brendshëm, z. Flamur Noka, për masat efikase që ndërmori Ministria e Brendshme e Shqipërisë për frenimin e fenomenit të azilkërkimit në Mbretërinë e Belgjikës. Nga ana e tij, ministri i Brendshëm Noka, duke vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy qeverive, por edhe institucioneve respektive që mbulojnë çështjet e sigurisë, rendit publik dhe migracionit nënvizoi se Shqipërisë është totalisht e përkushtuar në respektimin e plotë dhe pa ekuivoke të regjimit të lëvizjes së lirë në zonën Shengen. "Kapja dhe dërgimi para drejtësisë i tre drejtuesve vendorë dhe drejtuesit të një OJF-je, është nje tjetër provë e angazhmit tonë në këtë drejtim. Masa kufizuese dhe ndëshkuese, bazuar në kuadrin tonë ligjor, do të vijojnë të ndërmerren edhe ndaj çdo individi që ka tentuar në mënyrë dhe rrugë të paligjshme dhe të paautorizuar të qëndrojë në çdo vend të BE-së”, garantoi Sekretaren De Blok, ministri Noka. Ministri Noka theksoi se miratimi në legjislacionin belg për reduktimin në vetëm 15 ditëve të çdo kërkese për azil, është një tejtër mekanizëm efikas që godet në thelb abuzimin me azilin në Mbretërinë e Belgjikës.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus