Behgjet Pacolli bëri të ditur për mediat se do të bëhet pjesë e garës për president të Kosovës. Ai deklaroi se hedhjen e kësaj kandidature ia kanë kërkuar qytetarët e Kosovës. Vështirësia në kandidimin e tij qëndron në faktin që Pacolli ka dy nënshtetësi.Në raundin e tretë të votimit deputetët e koalicionit votuan Behgjet Pacollin si president dhe nga 67 deputetë të pranishëm në sallë për kandidaturën e Pacollit, pro tij votuan 62 deputetë, kundër 4 dhe një votë ka qenë e pavlefshme.Megjithatë, posti i presidentit të vendit nuk zgjati shumë për Pacollin , pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u konstatuan procedura jo-kushtetuese, sipas deputetëve, iu lanë dy mundësi Behxhet Pacollit; të jepte dorëheqjen, ose do të shkarkohej nga Kuvendi.Shkeljet proceduriale, e detyruan Pacollin te largohej nga posti i presidentit dhe më pas të emërohej si zv. kryeministër i parë në kabinetin e Thaçit.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus