Kryesore » 2011 » Tetor » 15 » Bavaria nuk e njeh Kosovën
12:36 PM
Bavaria nuk e njeh Kosovën
T`i drejtohesh me lutje armikut të luftës! Republika (landi) e Bavarisë është krahas asaj të Saksonisë, e vetmja që "nuk e njeh" Kosovën si shtet të pavarur. Kjo ndodh në kushtet kur Gjermania si shtet ka kohë që e ka njohur dhe bën pjesë në grupin e shteteve më të angazhuara, edhe ushtarakisht, për Kosovën. Kjo situatë paradoksale po gjen shprehje sidomos në procedurën e dhënies së shtetësisë gjermane të shtetasve kosovarë nga kjo republikë. Për të realizuar këtë synim, ata duhet të marrin një vërtetim nga përfaqësia serbe në Gjermani për heqjen dorë nga shtetësia e mëparshme serbe. Dhe pikërisht detyrimi për të marrë këtë vërtetim, konsiderohet absurd dhe është kritikuar ashpër nga opozita në Parlamentin e Bavarisë, raporton portali shqiptar në Zvicër, Albinfo. Siç shkruan "Süddeutsche Zeitung", partitë opozitare në Parlamentin Bavarian kritikuan njëzëri të enjten praktikën për dhënien e shtetësisë që ndiqet në këtë republikë gjermane. Bavaria, krahas Saksonisë është republika e vetme në Federatën Gjermane , që, përkundër njohjes së Kosovës si shtet nga ana e Republikës Federale të Gjermanisë, këmbëngul që kosovarët, krahas heqjes dorë nga shtetësia kosovare duhet të heqin dorë edhe nga ajo serbe, si kusht për marrjen e shtetësisë gjermane. Ka qenë i rreptë kundërshtimi i deputetëve të opozitës bavariane lidhur me këtë pikë. Kështu, Florian Streibl nga fraksioni "Freie ëählern" (zgjedhësit e lirë) këtë absurd e ka përshkruar me fjalët përkatëse: "Njerëzit që duan të bëhen shtetas gjermanë, nuk mund të detyrohen që t`u bëjnë lutje ish armiqve të tyre të luftës. Ky nuk mund të jetë stili i autoriteteve bavareze". 
Ndërkaq ekspertja e fushës së migracionit, Isabell Zacharias ka theksuar: "Bavaria vazhdon të mos e njohë ende Kosovën si shtet të mëvetësishëm, edhe përkundër faktit se Qeveria Federale ka kohë që e ka bërë këtë".
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus