Kryesore » 2011 » Dhjetor » 22 » Bashkëshorti i presidentës bëhet asistent në mënyrë të paligjshme
7:22 PM
Bashkëshorti i presidentës bëhet asistent në mënyrë të paligjshme
Statuti i UP-së përcakton që asistent i ri në Fakultetin e Mjekësisë smund të bëhesh nëse ke kaluar të 30-at. Kjo normë nuk ka vlejtur për bashkëshortin e presidentes Jahjaga, Astrit Kuçi. Ai ka 36 vjet dhe ka marrë recension pozitiv për tu bërë asistent i ri në stomatologji. E, për të mos pritur përfundimin e gjithë procedurës, UP-ja e ka angazhuar tashmë në mësimdhënie. Pos dokumenteve, kurrkush nuk flet për rastin. Universiteti i Prishtinës është në proces të zgjedhjes së bashkëshortit të presidentes Atifete Jahjaga, Astrit Kuçi, për asistent në Degën e Stomatologjisë. Derisa të mbarojë punë me procedurat, është kujdesur ta angazhojë në mësimdhënie si bashkëpunëtor, shkruan Koha Ditore. Kuçi nuk i plotëson kriteret e parapara me Statutin e UP-së për ta marrë thirrjen asistent i ri. Ai është 36 vjeç. Ndërkaq, në konkurrencë me 11 kandidatët e tjerë për këtë thirrje akademike, është i treti nga fundi sa i takon edhe lartësisë së notës mesatare.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus