Kryesore » 2011 » Maj » 20 » Barroso Serbisë: Kosova s’ është kusht për në BE
1:06 PM
Barroso Serbisë: Kosova s’ është kusht për në BE
Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso ka thënë të enjten në Beograd se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, por ka porositur qeverinë serbe se problemet me Kosovën duhen zgjidhur. "Unë besoj se është e mundur të gjendet një zgjidhje pragmatike”, ka thënë ai gjatë një konference me presidentin e Serbisë Boris Tadiq. Barros më tej ka thënë se problemet me Kosovën, ekzistojnë dhe se ato duhet zgjidhur. "Problemet me Kosovën, ekzistojnë dhe ne duhet t’i zgjidhim. Serbia është duke lënë mbrapa ngjarjet e rënda nga e kaluara dhe ne e përshëndesim këtë guxim. Ndërkaq për Kosovën duhet të gjejmë zgjidhje” ka shtuar kreu i Komisionit Evropian Brroso, i cili sot viziton Kosovë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus