Kryesore » 2012»Maj»26 » Bankat po keqpërdorin të dhënat e qytetarëve
2:56 PM
Bankat po keqpërdorin të dhënat e qytetarëve
Siç duket po ja kanë lakmin rrjeteve sociale, të keqpërdorim të dhënat personale të klientëve të tyre. Bankat të cilat operojnë në Republikën e Kosovës janë duke ndjekur një politikë jo edhe të kënaqshme për klientët e tyre.Të keqpërdorësh të dhënat e një qytetari, pa autorizimin parapak është e jashtëligjshme. Zyrtarët e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, gjatë hulumtimeve që kanë filluar t’i bëjnë sektorit bankar kanë ardhur në përfundim se bankat do t’i nënshtrohen një kontrolli më të ashpër edhe sa i përket menaxhimit të llogarive.Kreshnik Hyseni, është njëri nga qytetarët e shumtë të cilit TEB Bank i kishte përgatitur një kartelë krediti pa e pyetur fare. Tri vjet pasi kishte bërë një transaksion bankar, Kreshnik Hyseni ka kuptuar që banka jo vetëm i ka mbajtur, por edhe i ka keqpërdorur pa autorizimin e tij të dhënat personale, transmeton RTK."Në vitin 2009 kam bërë një transaksion. Ata i kanë ruajtur të dhënat e mia dhe kanë bërë një kartelë krediti. Pastaj më kanë thirrur për ta marr. I kam pyetur nga i kanë marrë të dhënat. Ata (TEB) më kanë thënë nuk është shumë me rëndësi. Unë kam refuzuar dhe kam kërkuar që ajo të mbyllet. Pasi ata sërish më kanë thirr në telefon unë jam ankuar në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, ka thënë Hyseni për Radio Kosovën.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus