Kryesore » 2011 » Tetor » 26 » Banka Botërore vazhdon përkrahjen në sektorin e arsimit
3:26 PM
Banka Botërore vazhdon përkrahjen në sektorin e arsimit
Banka Botërore vazhdon të jetë donatori më i fuqishëm i arsimit në Kosovë që nga viti 1999. Ministri i Arsimit Ramë Buja dhe drejtori i Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Olters, kanë biseduar për intensifikimin e këtij bashkëpunimi.Ministri Buja tha se Olters është shprehur i gatshëm për të ndihmuar fillimin e zbatimit të ligjit për arsimin para universitar, si dhe për të ndihmuar që provimi i maturës të jetë më cilësor.
Ministri Buja, shtoi se aktualisht është një projekt madhor, që po mbështetet nga Banka Botërore. Së shpejti do të fillojë ndërtimi i një shkolle fillore në Prishtinë, e cila do të jetë një shkollë model, tha Buja.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus