Policia spanjolle është ndeshur të martën me një skenë rrënqethëse kur hasi në trupin pajetë të një viktime. Pjesët e trupit të viktimë ishin shpërndarë gjithandej ku gjenden nën urën Victoria afër sheshit Valladolid.Policisë i janë dashur disa ditë ti mbledhin pjesët e trupit ndërsa supozohet se krimi është kryer nga grupi paramilitar serb Tigrat e Arkanit, që pasi e kishini mbytur edhe e kishin ngrënë. Sipas gazetës El Pais, që e tramsneton Indeksonline, "disa prej këtyre anëtarëve janë të dyshuar për vrasjen e Kryeministrit serb, Zoran Djindjic në 2003″. Viktima mendohet se i takonte një grupi tjetër kriminal ndërsa ishte prerë në shumë pjesë trupi për tu gjuajtur më pas në lumë. Dëshmia e Gjykatës Gjykatësi Fernando Andreu ka urdhëruar të sillen para gjykatës katër anëtarët e Grupit të Arkanit që u arrestuan muajin e kaluar në një restorant të quajtur Valencia. Këta anëtarë besohet se kanë krijuar klanin tjetër të Zejmunit, që besohet se disa prej top liderëve jetojnë në Spanjë. Aktivitetet e tyre përfshijnë prej pastrimit të parave, prostitucionit, trafikimit dhe shumë vepra të tjera kriminale. Katër të arrestuarit, prej të cilëve edhe lideri Luka Bojovic po mbahen në arrest, por ndaj tyre pritet të dalin akuza të tjera.Serbia tashmë ka kërkuar ekstradimin e 39 vjecarit Bojovic, dhe Vladimir Milisavljevic e Sinisa Petric që dyshohen për vrasjen e Djindjicit. Ekstradimin e Bojovicit e ka kërkuar edhe Holanda si i dyshuar për vrasje dhe pastrim parash. Policia ka gjetur prova që dëshmojnë se vrasja dhe kanibalizmi ndaj viktimës së gjetur në lumë ishte kryer në shtëpinë e Bojovicit.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus