Kryesore » 2013 » Nëntor » 30 » Balotazhi pa ofertë, me akuza
9:44 AM
Balotazhi pa ofertë, me akuza

Analistët vlerësojnë se fushata parazgjedhore për garën e balotazhit karakterizohet me gjuhë të ashpër, me akuza e kundërakuza dhe me fyerje të rënda që i bënë subjektet politike dhe kandidatët për kryetarë komunash njëri – tjetrit.Sipas tyre, qytetarët përveç që nuk panë shpalosjen e programeve të kandidatëve, ata dëgjuan një retorikë të ashpër e cila mund të ndikoj negativisht si në daljen e qytetarëve për të votuar ashtu edhe në mbarëvajtjen e procesit. Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se fushata mund të karakterizohet për nga ashpërsia e gjuhës dhe nga akuzat e ndërsjella të kandidatëve për kryetar komunash, gjë e cila sipas tij mund të ndikojë që qytetarët të mos dalin në zgjedhje.

"E vetmja veçanti e fushatës për garën e balotazhit me fushatën për zgjedhjet e tre nëntorit është ashpërsimi i gjuhës, i fjalorit politik, ku ka pasur akuza, kundër-akuza, fyerje në mes të subjekteve politike e të kandidatëve dhe ne kemi vlerësuar se një gjë e tillë mund të ndikoj në demotivimin e njerëzve për të dal në zgjedhje dhe mund të tensionoj shumë panevojshëm”, ka deklaruar Selmanaj.

Ai më tej ka pohuar se ka pasur shkelje tjera të ngjashme me ato të fushatës për zgjedhjet e tre nëntorit, si përdorimi i aseteve publike e i fëmijëve nëpër tubime publike dhe se nuk ka pasur shpalosje të programeve.

"Nuk mendoj që ka pasur ndonjë shpalosje të duhur të programit. Mendoj që nuk është shfrytëzuar fushata shumë në shpalosjen e programeve por më shumë është shfrytëzuar kjo kohë për akuza e kundër-akuza. Nuk është vërejtur ndonjë premtim i cili nuk ka qenë në fushatën gjatë raundit të parë”, ka përfunduar Selmanaj.

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus