Partitë opozitare nuk do të bashkohen kundër PDK’së në Ferizaj, sikur që kishin bërë në zgjedhjet e fundit në Gjilan e Prizren. Në Vetëvendosje dhe AAK thonë se, sipas të gjitha gjasave, do të mbajnë qëndrim neutral në balotazh. Kandidatët për Kryetar, Agim Aliu dhe Adem Salihaj thonë se janë të gatshëm të përballen me njëri-tjetrin edhe pa koalicione. Agim Aliu i PDK’se dhe Adem Salihaj i LDK’së pritet t`i masin forcat e veta në raundin e dytë për Kryetar të Komunë së Ferizajt. Partia e tertë dhe e katërt në këtë qytet, Vetëvendosja dhe AAK’ja kanë thënë se janë duke shkuar drejt vendimit që të kenë qëndrim neutral ndaj dy kandidatëve të mbetur në garë.
Në këtë mënyrë, këto parti kanë konfirmuar se nuk do të bëhen bashkë kundër PDK’së, sikurse kishte ndodhur në zgjedhjet e fundit në Gjilan dhe Prizren.
Sidoqoftë, në Lëvizjen Vetëvendosje kanë thënë se e përkrahin qëndrimin e kandidatit të tyre për kreun e Ferizajt, Faton Topalli, i cili ka paralajmëruar neutralitetin përballë Agim Aliut dhe Adem Salihajt.
Deputeti i VV’së, Rexhep Selimi ka thënë se ende nuk është marrë vendimi final, por se në subjektin e tij dominon përkrahja për qëndrimin e Topallit.
"E mbështes dhe e rikonfirmoj qëndrimin e kandidatit tonë, Faton Topalli, i cili ka thënë se do të jetë neutral në balotazh. Nuk ka version zyrtar për shkak se si Kryesi dhe si Grup Parlamentar nuk jemi mbledhur për ta marrë një vendim të tillë. Fryma në Vetëvendosje është se e mbështesim deklaratën e kandidatit tonë të deritanishëm, z. Faton Topalli”, ka thënë Selimi për Express, të mërkurën.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus