Ballkani Perëndimor mund të pësojë ndryshime të kufijve – ka tërhequr vërejtjen Instituti Gjerman për Politika dhe për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare në studimin e tij të fundit., raporton "Koha Ditore”. Studimi i titulluar "Rasti normal nuk planifikohet – dhjetë situata politike që meritojnë vëmendje”, i realizuar në nëntor të vitit 2011, ka pasur në cak të analizës edhe situatën në Ballkanin Perëndimor, ku ka nxjerrë në pah që në Ballkan, në një të ardhme, mund të ketë sërish ndryshim të kufijve aktualë."Stiftung Wissenschaft und Politik (SWP)” - Fondacioni shkenca dhe politika - që është më i madhi i llojit të tillë në Evropë e i cili këshillon Bundestagun dhe Qeverinë e Gjermanisë në lidhje me politikat dhe me çështjet e sigurisë në rrafshin ndërkombëtar, ka porositur Perëndimin se në rast se vazhdon të pozicionohet kundër lëvizjeve autoktone që kanë për synim të përfundojnë procesin e krijimit të identitetit të tyre kombëtar në Ballkan, atëherë kjo do të mund të jetë e kushtueshme politikisht dhe kundërproduktive."Më e dobishme duket të jetë gjetja e një zgjidhjeje të mesme midis shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë”, kanë këshilluar hulumtuesit gjermanë. "Për këtë duhet shfrytëzuar diplomacinë, e cila ende nuk ka qenë aktive në këtë rajon, si p.sh. ajo e Norvegjisë, ndërsa ndihmat e konsiderueshme ekonomike dhe përforcimi i perspektivës drejt anëtarësimit në BE dhe në NATO duhet të shërbejnë si mjete për të lehtësuar heqjen dorë nga kërkesat maksimale të palëve”.
Instituti Gjerman për Politika dhe për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare ka folur se si Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, ngjashëm edhe Maqedonia, vazhdojnë të mbeten ngrehina tejet të brishta politike, nën protektorat të vazhdueshëm perëndimor.
"Në këto vende sërish po krijohen konflikte etnopolitike. E përplasje të tilla gjatë dy dekadave të kaluara zakonisht kanë përfunduar me ndryshimin e kufijve politiko-administrativë të ish-Jugosllavisë”, kanë shkruar hulumtuesit gjermanë. "Këto procese vetëm në pak raste janë zhvilluar në mënyrë paqësore. Edhe tani është e paparashikueshme se a do të zhvillohen këto revizione të kufijve pa dhunë”.
Instituti gjerman ka paralajmëruar se ndryshimet e para të kufijve mund të priten në trekëndëshin Kosovë-Shqipëri-Maqedoni Perëndimore
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus