Kryesore » 2011 » Tetor » 30 » Bajrami, Albinit: Hajde për kafe n’veri!
1:48 PM
Bajrami, Albinit: Hajde për kafe n’veri!
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka porositur ministrin e brendshëm serb Ivica Daçiq që mos të merret me Kosovën dhe kërcënimet për luftë, por të merret me punët e brendshme të Serbisë dhe ta luftojë krimin e korrupsionin atje."Serbia ka pasur një luftë që e ka humbur. Tashmë në Kosovë jemi ne në vendin tonë dhe flasim ne. Daçiq duhet të mësohet të shohë nga Unioni Evropian dhe ta luftojë krimin e korrupsionin në Serbi”, ka thënë ministri Rexhepi për TV ‘Dukagjini’, duke iu kundër përgjigjur deklaratave të ditëve të fundit të Daçiqit.Rexhepi po ashtu ka shprehur bindjen e plotë dhe ka garantuar qytetarët e vendit se barrikadat do të hiqen në tërësi përderisa i ka rikujtuar Lëvizjes Vetëvendosje, se ai edhe këtë fundjavë ndodhet në shtëpinë e tij në veri prej nga edhe e ka dhënë intervistën.Në pyetjen se a do të ishte e pranueshme për Rexhepin, një kafe në shtëpinë e tij në veri bashkë me Albin Kurtin, Rexhepi ka thënë se nuk do të kishte aspak problem ta presë për kafe as Albinin e as Glaukun.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus