EULEX-i ka dështuar në disa nga rastet e "peshqve” të mëdhenj, por po tenton të hapë edhe një rast tjetër, po ashtu të madh. Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX, është duke e hetuar projektin "Rruga 7, autostrada Morinë-Merdare”, të cilin Qeveria e Kosovës ia besoi konzorciumit amerikano-turk, "Bechta&Enka”.Burime të Indeksonline brenda EULEX-it bëjnë me dije se tash e gati një muaj ky mision është duke kërkuar në vazhdimësi dokumente në Ministrinë e Infrastrukturës, trashëgimtare e ish-Ministrisë së Transportit dhe Postelekomunikacionit, për këtë projekt.Edhe pse është projekti më i madh investiv në vend, vlera e të cilit mund të arrij mbi 700 milionë euro, Ministria e Infrastrukturës nuk kanë pranuar që të flasin për këtë veprim të EULEX-it, edhe pse Indeksonline i ka pritur për disa ditë.Nisjen e hetimeve nuk e ka mohuar as pohuar EULEX-i. "EULEX-i në parim nuk komenton rreth hetimeve”, ka thënë për Indeksonline Blerim Krasniqi, një nga zëdhënësit e EULEX-it. Derisa ky mision është duke marrë dokumente në MI për projektin në fjalë, në konzorciumin amerikano-turk ende nuk është "dukur”."Projekti nuk ka marre asnjë kërkesë nga EULEX për të dhënë asnjë lloj dokumentacioni”, ka thënë për indeksonline Ela Ruçi, zëdhënëse e "Bechtel&Enka”.Ky projekt ishte tenderuar nga ish-Ministria e Transportit dhe Postelekomunikacionit (MTPPT) kur atë po e drejtonte deputeti Fatmir Limaj, ndaj të cilit EULEX ka bërë 2 vite hetime për korrupsion, për të cilat ende nuk ka ndonjë vendim se si do të përfundojnë.Pas një procesi të gjatë tenderimi, kontratën me "Bechtel&Enka”, pos Limajt e kishte nënshkruar edhe ish-shefi i Prokurimit, Nexhat Krasniqi, që po ashtu, sikurse Limaj, është hetuar si i dyshuar për korrupsion nga EULEX-i për dy vite me radhë."Rruga 7, autostrada Morinë-Merdare” është pjesë e të ashtuquajturës "Rruga e Kombit”, e cila lidhet me autostradën e Shqipërisë, që po ashtu është ndërtuar nga konzorciumi "Bechtel&Enka”.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus