Autoritet serbe vazhdojnë me politikat e tyre shkatërruese ndaj çdo simboli apo elementi të shtetësisë së Kosovës.Në vendkalimin kufitar Tabanoc të gjithë udhëtarëve të huaj, të cilët në pasaportat e tyre kanë pasur vula doganore të Republikës së Kosovës autoritetet serbe u kanë vendosur vulën ‘ponishteno’, që do të thotë anulohet.B. Xh nga Tetova deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se, në vendkalimin kufitar Tabanoc, policët serbë në fletët e pasaportës ku kanë qenë të vendosura vulat e Republikës së Kosovës kanë vendosur vula të pavlefshme."Në kohën kur po flitet për minishengenin ballkanik, lëvizjen e lirë të personave sipas modelit të vendeve të Bashkimit Evropian, Serbia po vendos barriera të reja duke u shfaqur sërish me atë mentalitetin e viteve të 90-ta kur shqiptarët keqtrajtoheshin nëpër kufijtë e këtij shteti”, shprehet B.XH.
Qytetarët e Maqedonisë reagojnë kundër vendosjes së vulave të vendosura nga autoritetet doganore të Kosovës në pikat kufitare Bllacë dhe Jazhincë. Qytetarët e Maqedonisë dhe ata të Kosovës shpresojnë se së shpejti do të arrihet dhe praktikohet marrëveshja për kalimin e kufijve vetëm me letërnjoftime dhe të shmangen procedurat e pasaportave.
Një marrëveshje të tillë deri tani Maqedonia ka arritur me Beogradin, Tiranën dhe Podgoricën. MPB e Maqedonisë ka paralajmëruar se së shpejti një marrëveshje e tillë do të firmoset edhe me Prishtinën.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus