I ndjeri Dino Asanaj u vetëvra, kështu thotë autopsia.Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu e ka konfirmuar për RTK-në se të gjitha gjetjet në trupin e të ndjerit Asanaj qojnë tek vetëvrasja, dhe se sipas tij, nuk ka gjetje që ka qenë e mundur të bëhet nga dikush tjetër. "Autopsia është kryer me komision nga unë, Flamur Blakaj dhe Karmen Barbuf nga EULEX-i. Të gjitha gjetjet në trupin e Asanajt tregojnë se të njëjtat janë shkaktuar nga vetë ai dhe bëhet fjalë për vetëvrasje, ka thene gerxhaliu. Në trupin e viktimes, respektivisht në qafë janë konstatuar dy plagë prerëse në anën e majtë, shtatë plagë shtuese në anën e djathtë dhe dy plagë në gjoks, njëra prej tyre ishte fatale e cila ka arritur deri në zemër”, shtoi ai.Ndërsa prokurori që po udhëheq hetimet në këtë rast, Blerim Isufaj, nuk ka dashur të flasë shumë. Ai ka thënë se është herët të thuhet diçka, meqë mund të ndikojë negativisht në hetime. Asanaj u gjet gjetur të enjten në zyrën e tij në Fshatin Ndërkombëtar me lëndime të rënda me thikë, i cili më pastaj ka ndërruar jetë në spital. Sipas RTK-së, provat që po hetohen janë thika, letra me mbishkrimin e tij, një fotografi familjare që është gjetur pranë tij dhe dy filtere të cigareve edhe ato të gjetura në vendin ku është gjetur trupi i tij më shumë plagë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus