Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës u shpreh i ashpër lidhur me shantazhimet që sipas tij, po i bëjnë pjesëtarë të SHIK-ut, duke theksuar se nuk do të arrijnë t’i fshehin të vërtetat dhe të ngjallin frikë. Ai para ligjvënësve tha se pjesëtarët e SHIK-ut kanë për qëllim të ngjallin frikë, mirëpo këtë sipas tij, nuk do t’ia arrijnë. "Mjaft më me shantazhe...Nëse doni të na frikësoni e keni gabim... S’ua ka frikën askush”, ka thënë ndër të tjera Selimi, duke thënë pse është duke u mashtruar opinioni se është shuar SHIK-u. Ai më tej tha se ata që flasin për luftën e UÇK-së, mirëpo vet e kanë zhveshë atë uniformë, mund t’i tregojë me emra. Selimi ka thënë se nuk do t’i përgjigjen as SHIK-ut as Qeverisë, pasi sipas tij pikërisht këta janë që duhet t’i përgjigjen qytetarëve dhe drejtësisë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus