Kryesore » 2012»Maj»5 » Asgjësohen 26 tonë mish të importuar me dokumente të falsifikuar
10:05 PM
Asgjësohen 26 tonë mish të importuar me dokumente të falsifikuar
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ne bashkëpunim me Doganat e Kosovës sot ka bërë asgjësimin e 26 tonë mish industrial i importuar nga Argjentina. Si fryt i bashkëpunimit të agjencive për kontrollin e kufirit është ndaluar dhe sekuestruar një maune me mish industrial qe përdoret për përpunim e cila gjatë verifikimit të dokumentacionit është vërejtur se ka mospërputhshmëri te etiketave te produktit me certifikatën shëndetësore. Menjëherë kjo ngarkesë është ndaluar dhe bllombuar deri ne verifikimin e plotë për sigurinë e këtij produkti. AUV bashkërisht me Doganat kanë kontaktuar me autoritetin e shteti te origjinës se produktit për të verifikuar origjinalitetin e certifikatës shëndetësore dhe informata tjera shtesë lidhur me cilësinë e këtij produkti. Pas marrjes se konfirmimit është vërtetuar se pala importuese ka bërë falsifikimin e dokumentacionit ku ka ofruar para organeve kompetente dokumente te rrejshme. Në këso raste kontaktohet vendi i origjinës se atij produkti i cili jep konfirmimin se produkti a i plotëson kriteret për konsum.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus