Arsimin në Kosovë e menaxhojnë njerëz të politikës
Deklaratave të ish-ambasadorit francez në Kosovë, Jean François Fitou, se gjendja e arsimit në Kosovë është brengosëse, u janë bashkuar edhe njohës të tjerë të kësaj fushe, por edhe përfaqësues të opozitës në Kosovë. Madje, njëri nga opozitarët, Jonuz Salihaj i AAK-së, njëherësh ish-ministër i MASHT-it, ka thënë se gjendja në arsimin e Kosovës është edhe më keq se ç’është vlerësuar nga Fitou. "Arsimi parauniversitar e universitar është në krizë shumë të thellë. Mjafton për të parë se çfarë po ndodh në Fakultetin e Mjekësisë e të konstatosh se si është gjendja. Falsifikime, punësime pa meritë etj.”, ka thënë ai. Fakt tjetër Salihaj e përmend mungesën e sistemin unik. "Tjetër sistem në veri të vendit e tjetër në pjesët e tjera”, është shprehur ai, teksa edhe braktisjen e shkollimit në nivelin e ulët nga nxënësit e ka quajtur si matje për krizën në arsim. Pak ditë më parë, në një intervistë për "Kohën Ditore”, ish-ambasadori i Francës, Jeans François Fitou, ka shpërfaqur brengën për sistemin e arsimit në Kosovës. Ai ka konstatuar se një nga zhgënjimet më të mëdha që ka përjetuar në Kosovë gjatë tri viteve është se "nuk ka pasur asnjë përparim në sistemin e arsimit”. Për drejtuesit e arsimit ka thënë se nuk e kanë të qartë se çfarë përgjegjësie kanë para vetes. Fitou, të rinjtë kosovarë i ka vlerësuar si kosmopolitanë, mendjehapur e të guximshëm. "Por jam thellësisht i brengosur me sistemin e arsimit në Kosovë, me mënyrën se si disa njerëz në pozitat e larta të arsimit e shohin punën e tyre, lehtësia me të cilën e marrin një përgjegjësi kaq të madhe”, pati deklaruar Fitou.
Vlerësime përafërsisht të ngjashme për gjendjen në arsimin kosovar ka dhënë edhe eksperti për çështje arsimore në Kosovë, njëherësh drejtor i Qendrës Kosovare për Arsim (KEC), Dukagjin Pupovci. "Inkompetenca e karakterizon qeverisjen në Kosovë. Atë e shihni në të gjitha nivelet dhe strukturat e mundshme, prandaj arsimi nuk është përjashtim”, ka thënë ai. Në një shoqëri si Kosova, sipas Pupovcit, mund të pritet se postet udhëheqëse do t’i zënë njerëzit e politikës, "të cilët mund të mos kenë asnjë njohuri për sektorin që drejtojnë”. "Më e keqja është kur ata e bindin veten se janë kompetentë për atë fushë dhe nuk pyesin njeri për hapat që i bëjnë, duke shkaktuar kështu dëm të pariparueshëm për institucionet dhe për sistemin në përgjithësi”, është shprehur ai. Një gjendjeje të këtillë sipas tij, i shërben edhe kategoria e matrapazëve që punojnë për llogari të klaneve apo grupeve të interesit.
Kreu i Universitetit të Prishtinës, si institucioni më i ndjeshëm për zhvillimin e arsimimit nuk ndalet në deklaratat e ish-ambasadorit të Francës në Kosovë, Fitou. Këshilltari i rektorit Gashi, Ardian Kastrati, i ka thënë gazetës se sistemi i arsimit të lartë është ende në një proces reformimi, tepër sfidues.
"Ky sistem ka shumë sfida para vetes, që sigurisht do të kërkojnë kohë, angazhim dhe investim më të madh”, ka thënë ai dhe ka shtuar se si drejtues të rinj të UP-së po e bëjnë "të pamundurën që të evitohen keqpërdorimet e mundshme dhe t’i hapet rruga realizimit të vizionit të rektorit Gashi për një UP lider në skenën e arsimit të lartë në Kosovë dhe konkurrues në trendin rajonal dhe evropian të zhvillimit të arsimit të lartë”. Kastrati ka shpjeguar edhe për masat që është duke i marrë për Fakultetin e Mjekësisë
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus