Kryesore » 2012 » Shtator » 2 » Arrihet marrëveshja për mandatin e EULEX-it
1:55 PM
Arrihet marrëveshja për mandatin e EULEX-it
Autoritetet e Kosovës dhe ato të Bashkimit Evropian kanë finalizuar një ditë më parë tekstet e letërkëmbimit për mandatin e EULEX-it. Esenca e asaj që ka ndërruar nga draftet e mëhershme është mundësia e vazhdimit të mandatit të këtij misioni evropian për sundimin e rendit dhe ligjit edhe pas 15 korrikut të 2014-s, por nëse këtë e vlerësojnë bashkërisht Prishtina dhe Brukseli. Pajtueshmëria është arritur gjatë një vizite jopublike që të enjten dhe të premten ka zhvilluar në Kosovë komandanti i operacioneve civile në Bashkimin Evropian, Hansjorg Haber, shkruan gazeta Koha Ditore në numrin e së dielës.Pos me njeriun që ka qenë në korrespodencë me Brukselin gjatë harmonizimit të përmbajtjes së letrave, zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi, gjatë dy ditëve zyrtari evropian ka takuar edhe kryeministrin Hashim Thaçi, dhe zyrtarë të lartë të dy partive opozitare – LDK-së dhe AAK-së. Për rrjedhojë është marrë garancia se dokumenti që do t’i garantojë mandat EULEX-it, do të marrë së paku 80 vota në Kuvend.Dokumenti nuk do të jetë marrëveshje, por një letërkëmbim ndërmjet presidentes Atifete Jahjaga dhe baroneshës Catherine Ashton. Në adresë të Brukselit, Jahjaga do ta nisë letrën të hënën. Të martën është paraparë që ajo të jetë në tryezën e Këshillit të Ministrave të BE-së. Ndërkaq, të premten do të qitet për ratifikim në Kuvendin e Kosovës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus