Kryesore » 2014 » Janar » 27 » Arrestohet Oliver Ivanoviq, dyshohet për krime lufte
5:46 PM
Arrestohet Oliver Ivanoviq, dyshohet për krime lufte
Ashtu siç kishte raportuar dy vjet më parë portal LajmeShqip.com, sot është konfirmuar se Oliver Ivanoviq është edhe zyrtarisht i dyshuar për krime të luftës.Të hënën ka ndodhur arrestimi nga EULEX-i i kandidatit për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Oliver Ivanoviq, kanë bërë të ditur mediat kosovare.Figura e njohur politike e serbëve të veriut të Kosovës, bëhet e ditur të jetë arrestuar nën dyshimin për krime të luftës dhe vrasjet e lidhura në vitet 1999/2000 në Kosovë.

Ndërkohë, zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeleviq, ka bërë të ditur se një aksion i përmasave të gjëra është duke u zhvilluar në veri të Mitrovicës, pa dhënë hollësi të tjera.
Portali LajmeShqip.com dy vjet më parë ka publikuar dosjen ekskluzive, me dokumentet konfidenciale të NATO-s, në të cilën Oliver Ivanoviq, bashkë me shumë të tjerë, përmendej si kriminel lufte dhe si i dyshimtë për përfshirje në krime lufte në Kosovë.Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Oliver Ivanoviq kishte marrë shumë poste me përgjegjësi në institucionet atëherë të përkohëshme vetëqeverisëse në vend, nën administratën e UNMIK-ut. Një mandat ai ishte edhe deputet i Kuvendit të Kosovës. Aktualisht ai është kryetar i Iniciativës Qytetare SDP (Slloboda, Demokracija, Pravda – Liria, Demokracia, Drejtësia) dhe kandidat për kryetar të Mitrovicës.

Në fund të gushtit 2011, portal LajmeShqip.com ka raportuar se në organizatën e veriut, KOS, Oliver Ivanoviq, sipas dokumentit të NATO-s, ishte vetëm një kukull, sepse, shkaku i pafuqishmërisë së tij politike, prapa i rrininin përfaqësuesit ekstremistë serbë të Zubin Potokut. Por, kjo ishte koha e pasluftës.

Në dokumentin konfidencial të NATO-s, të publikuar nga portali, citohen veprime të tjera të Oliver Ivanoviqit, të kryera para dhe gjatë luftës në Kosovë. Ai, atëherë si anëtar i SPS-it të Millosheviqit, thuhet në dokument, është shquar në fushatën për largimin e shqiptarëve nga puna, në veri të Mitrovicës, dhe për diferencimin e tyre nga të gjitha organizatat sportive, në krye të cilave kishte ardhur me direktiva të pushtetit në Beograd dhe ishte mandatuar me këtë mision. Për një kohë të shkurtër, Oliver Ivanoviqi e kishte spastruar Mitrovicën nga shqiptarët me përgjegjësi, në organizatat punuese dhe në ato sportive, në fillim të viteve ‘90.

Linku në vijim përmban artikullin e tërësishëm të publikuar nga portali, më shumë se dy vjet më parë, si pjesë e dosjes konfidenciale të NATO-s, ku flitet për njërin nga protagonistët e saj, Oliver Ivanoviq. 

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus