Një person i përkatësisë etnike serbe, banor i fshatit Prilluzhë, është arrestuar dhe ndaluar në ndërtesat policore në Vushtrri, për bllokim të rrugës dhe dëmtim të pronës së luajtshme.Rasti është regjistruar në mesnatë, në hyrje të fshatit, ndërsa Policia e Kosovës ka kuptuar se së paku katër persona, kishin vendosur pengesa me qëllim të bllokimit të rrugës ndërsa të njëjtit kishin sulmuar një automjet zyrtar. Policia ka arrestuar të dyshuarin M.Vojinoviq, ndërsa është në kërkim të personave të tjerë të përfshirë në rast. Ndaj të arrestuarit është caktuar masa e ndalimit policor me vendim të prokurorit publik.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus