Kryesore » 2012»Gusht»8 » Arrestohet një agjent i AKI-së i përfshirë në trafikim
11:52 AM
Arrestohet një agjent i AKI-së i përfshirë në trafikim
Mentor Nikajt i janë zënë gjashtë karta të lëshuara nga ish-pjesëtari i Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Maksim Ferra, i cili drejton të ashtuquajturën Qendra Shqiptare e Studimit të Luftës Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të së cilës funksionon edhe Agjencia e Kërkimit dhe Investigimit (AKI). Ferra konfirmon se ai është agjent i tij dhe se ka bashkëpunim me deputetë të Kosovës Drejtori i së ashtuquajturës Qendra Shqiptare e Studimit të Luftës Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar, Maksim Ferra, e ka pranuar se Mentor Nikaj është punëtor i tij në Kosovë. Ai ka thënë se nuk e di që ai është arrestuar dhe se do ta përjashtojë atë nga puna. Ferra ka deklaruar për "Kohën Ditore” se ka disa agjentë në Kosovë dhe ka edhe filialin në Prishtinë. Ai ka mohuar se merret me punë kriminale në Kosovë, siç dyshohet nga Policia.
"Do t’i qes në gjyq të gjitha ato gazeta në Kosovë që kanë marrë në gojë emrin tim”, ka thënë ai, për të treguar se agjencia e tij merret me kërkimin e personave të trafikuar kudo që ka shqiptarë. Ferra ka pohuar se organizatën e ka regjistruar në Kosovë në Ministrinë e Administratës Publike që në 2008-n.
"Kam licencë për këtë veprimtari”, ka deklaruar ai. Ferra ka thënë se ka biseduar me disa deputetë dhe me anëtarë të një komisioni parlamentar. Ka treguar se njëri prej tyre është deputeti Halit Krasniqi i PDK-së.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus