Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën pasdreke Jovica Ballosheviqin, punëtor i Postës së Serbisë nga fshati Mogillë, raporton agjencia e lajmeve Beta duke iu referuar burimeve serbe nga Anamorava.I njëjti burim ka saktësuar se Ballosheviq është arrestuar gjatë bastisjes së shtëpisë së Ivica Nojkiqit, punonjësit të Komunës paralele serbe në Viti, i cili është arrestuar një ditë më parë.Sipas këtij burimi, Balloisheviq është arrestuar me arsyetimin se është pjesëtar i institucioneve paralele. Gjatë bastisjes së shtëpisë së Ivica Nojkiqit policia ka konfiskuar 8 200 euro dhe për këtë ka lëshuar vërtetimin përkatës për konfiskim.Sipas informatave të burimeve serbe, pjesëtarët e njësisë speciale ROSU ka bastisur edhe shtëpinë e Svetozar Naskoviqit nga Koretishti, punëtor i MUP-it të Serbisë, i cili është arrestuar të martën.Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë katër serbë në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, te të cilët janë gjetur materiale zgjedhor për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus