Policia ka arrestuar tre persona dhe një tjetër në kërkim për videon e transmentuar ku shfaqeshin njerëz të shumtë që gjuanin me armë të ndryshme. Policia e Kosovës ka konfirmuar për Indeksonline se personat janë arrestuar, janë marrë në pyetje dhe liruar me procedur të rregullt. "Pas publikimit tė disa video incizimeve nė media lidhur me gjuajtjet me armė zjarri njėsitė policore kanė identifikuar katėr tė dyshuar meshkuj - K/Shqiptar. Tre nga tė dyshuarit janė arrestuar kurse njėri nuk ėshtė takuar. Nė lidhje me rastin me autorizim tė prokurorit janė kontrolluar shtėpitė e tė dyshuarve ku janė gjetur dhe konfiskuar nje pushkomitralez, dy AK-47, gjashte karikator, 138 fishek te cal. 7.62 mm , gėzhoja dhe pajisje te ndryshme pėr arme. Me vendim tė prokurorit tė dyshuarit pas intervistimit nė lidhje me rastin janė liruar nė procedurė tė rregullt" ka thënë një zyrtar policor.ks-Dardania raportoi të dielën për videon që ishte postuar në youtube, ku shqiptarë si të cmendur gjuanin në ajër me armë të ndryshme.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus