Kryesore » 2011 » Tetor » 18 » Arrestohen 13 të dyshuar për shpërdorim të pozitës zyrtare
6:56 PM
Arrestohen 13 të dyshuar për shpërdorim të pozitës zyrtare
Departamenti Special Anti Korrupsion, me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake, ka realizuar një operacion policor në qytetet Pejë, Gjakovë, Klinë dhe Prishtinë, me ç’rast janë bastisur dhjetë lokacione, ku katër prej tyre kanë qenë zyra pune.Në këtë operacion, siç njofton Zëri, me autorizim të prokurorit special, i cili është pjesë e Departamentit Special Antikorrupsion, janë arrestuar 13 persona, në dyshimin e bazuar për kryerje të veprave penale shpërdorim i pozitës zyrtare, nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore, mashtrim, legalizim i përmbajtjes së pavërtetë, lidhje e kontratës së dëmshme dhe krim të organizuar.Nder të arrestuarit janë një ish gjyqtar, dy avokatë, pesë përfaqësues ligjor nga kompanitë të sigurimit dhe shoqatës së kompanive të sigurimit, dy persona nga kompania për vlerësimin e dëmit dhe tre mjek.Ky operacion policor është realizuar nen dyshimin e bazuar se personat e dyshuar kanë vepruar në bashkëveprim si strukturë e organizuar duke keqpërdorur pozitat e tyre dhe duke u sjelle vetës apo të tjerëve përfitim të kundërligjshëm në vlerë prej rreth një milion e dyqind mije euro.Dyshohet se dëmi që u është shkaktuar kompanive të sigurimeve dhe dhjetëra qytetareve si viktima të aksidenteve të trafikut të cilët nuk janë zhdëmtuar fare, të dyshuarit kanë realizuar mjete në emrin e tyre pa dijeninë e viktimave dhe dyshohet se kanë imagjinuar aksidente të trafikut pa ekzistuar fare.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus