Kryesore » 2012»Gusht»12 » Anullohet tenderi për autostradën Prishtinë-Shkup
2:40 PM
Anullohet tenderi për autostradën Prishtinë-Shkup
Ministria e Infrastrukturës në mungesë të ofertave ka anuluar tenderin për këshilltarin e transaksionit të "Rrugës 6", autostradës që pritet të lidhë Prishtinën me Hanin e Elezit. Asnjë kompani ndërkombëtare nuk ka shprehur interesimin që të dorëzojë aplikacionin për tenderin e këshilltarit të transaksionit të "Rrugës 6", Prishtinë-Han i Elezit, edhe pse shpallja e Ministrisë së Infrastrukturës ishte bërë edhe në media të huaja, njofton sot Koha Ditore.Sipas informacioneve të Ministrisë, 15 kompani ndërkombëtare i kanë tërhequr aplikacionet për të konkurruar në këtë tender, porse asnjëra prej tyre nuk ka dorëzuar ofertë në afatin e paraparë me ligj. Në këtë mënyrë ministria ka vendosur që të zgjasë afatin për kontraktimin e këshilltarit të transaksionit duke e çuar lëndën në ritenderim. Sipas njoftimit të së premtes, nëpërmjet ritenderimit i është dhënë afat shtesë deri më 12 shtator procesit të kontraktimit të këshilltarit të transaksionit për projektin të cilin Qeveria pretendon ta nisë në tremujorin e parë të vitit 2013.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus