Kryesore » 2012 » Korrik » 27 » Anëtarët e LDK-së janë vrarë për motive politike, sipas EULEX'it
1:30 PM
Anëtarët e LDK-së janë vrarë për motive politike, sipas EULEX'it
Hetuesit e EULEX-it dyshojnë se dhjetëra anëtarë të LDK-së janë vrarë vetëm pse ishin kundërshtarë të PDK-së, shkruan sot "Koha Ditore”.Njësia për hetimin e krimit të organizuar e Policisë së EULEX-it ka renditur dhjetëra raste të vrasjeve prej Xhemajl Mustafës e deri tek ajo e Shaban Manajt, të cilat i ka konsideruar si krime të motivuara politikisht. Prapa këtyre vrasjeve, vrasjeve në tentativë, rrahjeve e kidnapimeve, sipas hetuesve, qëndron një organizatë e mirëfilltë e financuar mirë.
Ky raport i nënshkruar nga hetuesi Gary Fainsworth, që ka të bëjë me hetimet e krimeve të ndryshme, të cilin e ka siguruar "Koha Ditore”, thekson se më 3 tetor 2011 është lëshuar një "dokument i klasifikuar” me qëllim të shqyrtimit të tipit të vrasjeve profesionale dhe veprat penale të ndërlidhura me to, që janë kryer ndërmjet 1999 dhe 2001, të personave me lidhje të njohura ose me ish-regjimin serb apo me Lidhjen Demokratike të Kosovës.EULEX përmend emrat e personave të vrarë dhe të atyre ndaj të cilëve ishte bërë përpjeke të vriteshin.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus