Kryesore » 2011 » Qershor » 11 » Ambiciet e Çekut, ardhja në krye të shtetit
12:51 PM
Ambiciet e Çekut, ardhja në krye të shtetit
Ambiciet "astronomike” të ish kryeministrit, Agim Çeku, mund t’i kushtojnë shumë Republikës së Kosovës.
E më së shumti ushtrisë së ardhshme të Kosovës FSK-së , sepse "komandanti”, i saj ministri Çeku, ka ndërmarrë një iniciativë shumë të "çuditshme”. Ai së bashku me kolegun e tij, Bajram Rexhepi, kanë hartuar një memorandum mirëkuptimi, përmes të cilit synojnë qe ta "policojnë ”, FSK-në , shkruan në numrin e sotëm "Zëri”. Sipas gazetës duke u thirr në burime ndërkombëtare implementimi eventual i kësaj marrëveshje, ka vënë në dilemë edhe të ardhmen demokratike e evropiane të Kosovës.
Sipas këtyre burimeve janë identifikuar qartë edhe motivet e ministri Çeku për të ndërmarrë një hap të tillë. "Me këtë veprim ministri Çeku ka pretenduar qe te fitojë poena politikë dhe ta përforcojë pozicionin, në synimin për të ardhur në krye të shtetit”, ka thënë ai. Për më keq sipas këtij burimi kjo marrëveshje është kontrabanduar. "Marrëveshja është bërë në mënyrë të fshehtë. Për të nuk janë njoftuar as NATO, e as shtetet mike që kanë kontribuar aq shumë në ngritjen operacionale të FSK-së ,e as Kuvendi i Kosovës”, tha ky burim ndërkombëtar.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus