Kryesore » 2011 » Dhjetor » 10 » Aleanca Kuq e zi denoncon skandari e ri ne kufirin maqedonas
7:07 PM
Aleanca Kuq e zi denoncon skandari e ri ne kufirin maqedonas
Sot, kur midis shteteve te Europes Juglindore nevojitet me shume se kurre fryma e harmonise dhe bashkejeteses paqesore, qeveria maqedonase duket se mendon dhe vepron ndryshe. Ne vijim te aksionit brutal dhe aspak te tolerueshme drejtuar aktivisteve te Aleances KuqeZi pikerisht ne diten e Flamurit; ku kater nga aktivistet e saj u arrestuan teksa po vendosnin flamuj kuqezi ne qytetin etetoves, Aleanca Kuqezi denoncon nje tjeter rast flagrant dhe te papranueshem.
Ne daten 7 Dhjetor 2011 ne piken kufitare mes Shqiperise dhe Maqedonise te Qafethanes shtetasja Rumune me origjine Shqiptare MONA AGRIGOROAIEI eshte mbajtur e izoluar dhe marre ne pyetje per me shume se 5 ore rresht nga oficere civile te sherbimeve maqedonese te sigurise.MONA AGRIGOROAIEI lindur e rritur ne Rumani por me origjine shqiptare dhe ka mbi 8 vjet qe i ka dedikuar ceshtjes kombetare karrieren e saj si dhe nje sere artikujsh dhe publikimesh ne media te ndryshme nderkombetare. Nje simpantizante dhe lobiste e flakte e ceshtjes shqiptare dhe e Aleances Kuq e Zi, MONA AGRIGOROAIEI, eshte zbritur ne menyre selektive nga autobuzi me te cilin udhetonte drejt Tiranes dhe me pas eshte izoluar ne pritje te tre oficereve civile te forcave maqedonase te sigurise, mes te cileve njeri shqipfoles. Publicistja eshte marre ne pyetje per me teper se 5 ore duke u perballur me pyetje mbi aktivitetin e saj ne dobi te ceshtjes kombetare shqiptare.Mes te tjerave ajo eshte pyetur dhe per lidhjet e saj me Aleancen KuqeZi si dhe per liderin e Aleances KuqeZi, zotin Kreshnik Spahiu. Ajo eshte privuar nga e drejta e saj ligjore te kontaktoje me perfaqesues te ambasades se vendit te vet duke u bere dhe objekt i nje presioni psikologjik dhe nje trajtimi aspak human qe shkon ndesh me standartet e bashkimit europian, bashkesi drejt se ciles qeveria maqedonase synon te antarsohet se shpejti.


Aleanca Kuq e Zi shpreh indinjaten e thelle për kete akt te shemtuar qe nuk I ka aspak hije nje vendi i cili pretendon te antaresohet se shpejti ne gjirin e familjes europiane. Keto akte pervecse nxijne faqen e qeverise maqedonase, nuk kontribuojne aspak per nje bashkejetese dhe mirekuptim te mire te vendeve te familjes ballkanike.

Aleanca KuqeZi i ben thirrje qeverise maqedonase te ndale vargun e akteve te patolerueshme drejtuar shqiptareve dhe aktivisteve te Aleances Kuq e Zi.

I kujtojme qeverise maqedonase qe rruga per ne gjirin e familjes europiane kalon nga bashkejetesa
paqesore dhe harmonia e grupimeve etnike nga te cilat perbehet maqedonia, ku jetojne mes te tjereve dhe 800 mije shqiptare dhe respektimi i te drejtave themelore te pjeses me te madhe te popullsise qe eshte shqiptare jane te detyruar. Aleanca KuqeZi shpreh indinjaten e thelle per heshtjen e vazhdueshme te qeverise shqiptare mbi rastet flagrante te dhunes psikologjike te shqiptareve te Maqedonise dhe I kutjon perfaqesuesve diplomatike shqiptare dhe qeverise se mbrojtja e pakicave shqiptare ne token Maqedonase eshte pervecse e shkruar me ligj por dhe nje detyrim moral.

Aleanca Kuq e Z I shpreh indinjaten e saj ndaj gjunjezimit, servilizmit dhe deshtimit te qeverise dhe diplomacies se Tiranes per te mbrojtur te drejtat e bashkombaseve te vet.

Aleanca KuqeZi i kerkon gjithashtu struktuareve te bashkimit europian te analizojne keto akte te shtetit maqedonas dhe te kerkojne ne menyre zyrtare ndalimin e menjehershem te tyre nga ana e qeverise maqedonase.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus