Kryesore » 2012»Maj»28 » Akuzat e Dick Martyt, jo vetëm hetime për trafikim organesh
3:09 PM
Akuzat e Dick Martyt, jo vetëm hetime për trafikim organesh
Grupi special i hetuesve, me seli në Bruksel, nuk do të ndalet vetëm tek akuzat e Dick Martyt për trafik organesh të të burgosurve serbë por do të hetojë edhe në lidhje me akuzat për tortura në burgjet në veri të Shqipërisë gjatë dhe pas luftës.Sipas një gazete në Bruksel, hetuesit besojnë se është në interes të të gjitha palëve që këto "re të zeza” që janë ngritur nga Dick Marty me raportin e tij sensacional por jo edhe të bazuar, të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse, siç thonë, janë ndër akuzat e rralla kaq të rënda të cilat nuk janë sqaruar ende.Ndërkohë, krerët e dy shteteve si të Kosovës dhe të Shqipërisë kanë shprehur gadishmërinë për të bashkëpunuar me EULEX-in për hetimin e akuzave të Dick Martyt që sipas tyre s`janë të vërteta.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus