Kryesore » 2011»Qershor»29 » Aktakuza të Prokurorisë kundër gjashtë zyrtarëve të Prishtinës
3:37 PM
Aktakuza të Prokurorisë kundër gjashtë zyrtarëve të Prishtinës
Sot Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Ekrem Rexha, Ridvan Shahini, Refik Sadiku, Halil Fejziu, Qazim Bajrami dhe Hazir Krasniqi, të gjithë zyrtarë të Komunës së Prishtinës, për veprën penale Shpërdorim i pozitës zyrtare ose autorizimi nga neni 339 par. 3 lidhur me par.1 lidhur me nenin 23 të Kodit Penal të Kosovës. Gjashtë të pandehurit, sipas Kontratës për ndërtimin e kolektorit atmosferik mbi lumin "Prishtina”, në lagjen Kalabria në Prishtinë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për ndërmarrjen private "Çlirimi” nga Korisha-Prizren, duke tejkaluar autorizimet e tyre zyrtare, kryesit e punëve i paguan apo urdhëruan t’i paguhen 846.712.80 euro në emër të materialit të blerë dhe pse kjo nuk ishte paraparë me kontratë dhe ishte në kundërshtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus